Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ekzekutoi gruan në sy të fëmijëve, ish-gardisti i shpëton burgut përjetë

17/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ekzekutoi gruan në sy të fëmijëve, ish-gardisti i shpëton burgut përjetë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm ishgardistin Admir Dervishi, që ekzekutoi me armë gruan e vet në sy të fëmijëve. Por, pas vendimit, Dervishi nuk do të vuajë në burh përjetë, pasi për shkak të gjykimit të shkurtuar që pranoi, i mbetet të kalojë 35 vjet në qeli. Prokuroria e Krimeve të Rënda në përfundim të hetimeve kërkoi dënimin maksimal për krimin e rëndë të ndodhur në Tiranë. Ai akuzohet se më 6 prill 2016, me armën e shërbimit qëlloi tri herë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij, Ilda Dervishi. Ish­gardisti u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa për motivet e ngjarjes ai u shpreh se shkak ishte bërë xhelozia dhe kushtet ekonomike me të cilat çifti përballeshin muajt e fundit. Prokuroria ka ngritur ndaj ish­efektivit të Gardës akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, vepër e cila, sipas nenit 79/c të Kodit Penal, dënohet nga 20 vite në burgim të përjetshëm. Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë, ka rezultuar se mëngjesin e datës 6 prill 2016, Admir Dervishi, efektiv i Gardës së Republikës, pas një konflikti të mëparshëm që ka pasur me bashkëshorten e tij, gjatë kohës që kanë qenë në ambientet e banesës së tyre (të marrë me qira) në Rrugën e Qelqit në Kombinat, Tiranë, ka nxjerrë pistoletën e shërbimit që mbante me vete dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëshortes. Ai kështu i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj, shtetasi Admir Dervishi ka njoftuar organet e policisë dhe ka pritur në vendin e ngjarjes deri në momentin e mbërritjes së tyre. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë pistoletë, kalibri 7.62 mm, tre fishekë kalibri 7.62 mm, dy predha, katër gëzhoja model 54, kalibri 7.62 mm, një këmishë predhe”, ka thënë Prokuroria. Sipas saj, në lidhje me këtë ngjarje është pyetur i arrestuari Admir Dervishi, i cili ka pranuar autorësinë e kryerjes së veprës penale, duke treguar në mënyrë të detajuar edhe kronologjinë, por edhe motivet që e kanë shtyrë në kryerjen e kësaj vrasjeje. Krimi ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit në kohën kur ata po dilnin nga banesa. Sipas hetimeve, dyshohet se gardisti e ka bërë vrasjen me armën e tij të shërbimit duke qëlluar të shoqen me armë në kokë dhe duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme në derën e shtëpisë ku jetonin, në zonën e Kombinatit. Bashkëshortja e tij ka qenë me urdhër mbrojtje pasi ishte dhunuar edhe më parë nga ish-­gardisti. /Panorama






Tags: burggardistigruajashpetonVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
Kënga e re e Calvin Harris i dedikohet Taylor Swift? (VIDEO)

Kënga e re e Calvin Harris i dedikohet Taylor Swift? (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera