Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ekzistojnë pesë faza të dashurisë, por shumica ngecin tek e treta… Ja pse

05/06/2017
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ekzistojnë pesë faza të dashurisë, por shumica ngecin tek e treta… Ja pse

“Siç duket nuk ishte për mua”, është fraza që shpeshherë e dëgjomë si shpjegim se përse është ndarë një çift. Ndoshta këtë ia kemi thënë edhe vetvetes. Dhe shumica e njerëzve rreth jush kanë menduar se jeni çifti i përsosur. Ndoshta edhe vetë e keni menduar këtë për një kohë, por ndërkohë keni mbetur konfuzë se përse dashuria e vërtet kthehet në diçka të kotë, transmeton Telegrafi.





Megjithatë, përgjigja për këtë fenomen problematik dhe të çuditshëm duket se është zbuluar. Jed Diamond, psikolog i famshëm, ka arritur në një përfundim pas 40 vitesh hulumtime klinike.

Sipas tij, njerëzit faktikisht e gjejnë dashurinë e tyre të vërtet, por nuk mund të qëndrojnë së bashku përgjatë pesë fazave të dashurisë, e  zakonisht ngecin tek e treta.


Faza e parë: Rënia në dashuri

Rënia në dashuri është faza ku e gjeni veten duke jetuar me një lumturi të madhe, si pasojë e hormoneve të lumturisë që lirohen më shumë se zakonisht. Kjo është periudha kur i mbështetni të gjitha dëshirat dhe shpresat te partneri.

Dhe, shumë shpejt partneri bëhet personi ideal për ju, duke mos pasur asnjë të metë për ndonjë gjë.

Edhe besimi ndaj atij personi fillon të rritet, duke besuar se ai/ajo do t’jua përmbushë çdo dëshirë dhe i besoni çdo fjale që e thotë. Filloni të besoni në fuqinë e dashurisë së vërtet dhe gjatë kësaj kohe nuk keni zëra skeptikë që ju bëjnë të ndaloni dhe të mendoni më mirë.

Faza e dytë: Të bërit çift

Në këtë fazë, dashuria vetëm fuqizohet dhe suksesi i lidhjes eventualisht bën që të shpërnguleni së bashku. Këtu filloni ta njihni veten më mirë, dhe prezenca juaj fillon të ketë një efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është periudhë e bashkimit dhe argëtimit.

Por, në një pikë të caktuar, pas shumë muajve apo viteve, kjo periudhë është ‘përgjegjëse’ edhe për lindjen e fëmijëve, e cila vetëm sa e forcon lidhjen mes të dyve. Filloni të ndjeheni e mbrojtur dhe e dëshiruar, si dhe besoni që definitivisht e keni gjetur personin e duhur për ju.

Faza e tretë: Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja fillojnë të rrënohen. Është koha kur filloni t’i keni mendimet se ndjenjat tuaja një ditë mund të zhduken dhe asnjëherë të mos kthehen. Filloni të mendoni se partneri është bërë krejtësisht i parashikueshëm dhe sjellja e tyre ju bezdis në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.

Ndjeheni sikurse keni nevojë për pak hapësirë ose edhe i thoni vetes se nuk jeni për njëri-tjetrin.

Faza e katërt: Krijimi i dashurisë së vërtetë dhe të përjetshme

Nëse i mbyllni sytë dhe përpiqeni në maksimum të vazhdoni, pavarësisht lëkundjeve që i përjetoni, ju mund të kaloni përtej fazës së tretë dhe të vini tek e katërta. Mendja juaj lirohet nga ato iluzione të cilat i keni projektuar në fazat e hershme. Personi të cilin e keni para jush, nuk është ai që e keni imagjinuar, por është një person i vërtetë. Ju e pranoni – dhe më e rëndësishmja – i kuptoni gjërat siç janë. Tani është koha për t’u ‘shëruar’ dhe për të kaluar në fazën e fundit.

Faza e pestë: Shfrytëzimi i fuqisë së dy personave për ta ndryshuar botën

Tani që keni mësuar se si t’i kaloni të gjitha mosmarrëveshjet dhe keni krijuar një lidhje të fortë dhe të thellë, ju keni arritur një konkludim interesant: fuqia e juve dyve mund ta ndryshojë botën. Ju nuk e vazhdoni jetën së bashku vetëm se duhet kështu, por jetoni së bashku për një kauzë më të madhe. Kjo mund të jetë se punoni së bashku, shkruani së bashku, krijoni diçka së bashku – kjo mund të jetë çfarëdo. Por, kur filloni të funksioni si dyshe e pandashme dhe t’i keni kaluar të gjitha fazat e mëhershme, ju mund të thoni me 100 për qind siguri se “ky është personi i duhur për mua”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Meshkuj, ndiqni këto këshilla seksi për të çmendur çdo femër

Meshkuj, ndiqni këto këshilla seksi për të çmendur çdo femër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera