Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një universitet shqiptar, ku një studente është përdhunuar nga ish-i dashuri i saj. Episodi ka ndodhur tek Universiteti i Elbasanit, ku i riu Olsi D., 26 vjeç nga Lushnja, e ka goditur me grusht një studente dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të duke përdorur dhunë, pasi ishin ndare. Rasti ka ndodhur në datën 30 tetor, por vajza 21-vjeçare Irena H., nga Lushnja ka bërë denoncimin vetëm dy ditë më parë, raporton “Jeta osh qef” duke thënë se e gjitha kjo skenë ka ndodhur pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe se ka përjetuar momente të tmerrshme.