Tiranës i është shtuar një hapësirë të re që ka të përfshirë gjithçka që ti ke kërkuar prej kohësh. Nëse “Persona by Marina Rinaldi” deri dje të prezantohej si një ëndërr e largët, sot është krejtësisht një realitet i përjetësuar në dyqanin më të ri në RING. Në historinë e “Persona by Marina Rinaldi” qëndrojnë 40 vjet përvojë për të krijuar atë që sot e quajmë një prej brand-eve më të rëndësishme në të gjithë botën. Mjeshtëria artizanale ka krijuar sezon pas sezoni në katër dekada, koleksione të jashtëzakonshme, bashkëpunime që janë vulosur në sukses. Kjo markë krijon stile ikonike, të reja, të përshtatshme, duke shprehur personalitetin luksoz dhe unik të “Persona by Marina Rinaldi”. Në veshjet e këtij koleksioni ka elegancë, ka sharm, ka shije, ka kreativitet, ka cilësi artizanale, duke bërë të mundur që të keni në garderobën tuaj veshjet që mund t’i vishni në çdo ditë të javës, në çdo orë të ditës. Koleksionet kanë një dedikim special për çdo veshje, deri në detaj, deri në limit të perfeksionit. Dizajni “Made in Italy” natyrisht që bën ndryshimin. Për figurën tuaj më të mirë, përdoren vetëm pëlhurat e cilësisë më të mirë.

Po kërkon elegancë?
Po, zhytu në koleksionin “Elegante” dhe ka gjithçka që po kërkon. Vëmendja ndaj detajeve do të të bëjë të zgjedhësh pa e menduar dy herë, veshjen që po kërkon. Për eventin tënd ekskluziv, je në vendin e duhur për veshjen tënde ekskluzive.
Diçka më komforte?
Hidhi një sy koleksionit sportiv, në të cilin detajet për veshjet e përditshmërisë dhe prekjes magjike të modës, nuk mungojnë.
Ke nevojë për pak relaks?
Sigurisht që po. Koleksioni me po të njëjtin emër “Relax”, të përkëdhel me linjat, modelet dhe kombinimet perfekte.
Koleksioni “Persona”?
Po, aty ka një rimishërim të shpirtit të qetë të Marina Rinaldit. Horizontet e reja të stilit, elegancës, finesës, përshtatjes, relaksit, bëhen një.
Në “Persona by Marina Rinaldi”, asgjë nuk i mbetet rastësisë, por shijes, dhe elegancës që përfaqëson ti që do të prekësh me dorë çdo çdo veshje.



Tirana e mirëpriti dyqanin e “Persona by Marina”, pjesë e grupit “Max Mara” me një festë të madhe, ku morën pjesë personazhe të njohur, klientë e partnerë, në “RING CENTER”, për t’u njohur me risitë e brand-it, pëlhurat unike dhe koleksionet e mrekullueshme. Stili yt unik femëror e ka tanimë hapësirën pefekte për të gjetur kombinimin që prej kohësh ke kërkuar. Tani ëndrra jote për perfeksionin, bëhet realitet në “Persona by Marina Rinaldi”.












