Në një mbrëmje ku vëmendja ishte e gjitha te seriali i ri televiziv Scarpetta, Nicole Kidman dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një ikonë e stilit në Hollywood. Aktorja fituese e çmimit Oscar u shfaq në premierën e serialit në New York me një pamje që mishëronte elegancën minimaliste. Një ansambël tërësisht të zi që rikthente në skenë sofistikimin klasik të modës.
Sipas People, për eventin në Regal Union Square më 3 mars, Kidman zgjodhi një kostum nga Chanel, të përbërë nga një xhaketë elegante me kopsa të arta dhe një fund të zi transparent me detaje puplash. Look-u u plotësua me unaza argjendi dhe flokë biondë të stiluar në onde të buta, një kombinim që i dha aktores një paraqitje të rafinuar dhe të përjetshme.
Në prag të premierës, Kidman foli edhe për vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret, duke reflektuar mbi mënyrën se si dëshiron t’i rrisë larg pritshmërive publike. Ajo u shpreh:
“Një gjë që të gjithë dimë për fëmijët, sidomos kur rriten dhe bëhen gra të reja, është se ne nuk flasim në emër të tyre. Nuk u tregojmë të tjerëve kush janë apo çfarë janë. Janë ata që do t’ju tregojnë vetë kush janë. Duhet t’i pyesni ata”.
Megjithatë, aktorja pranoi se gjithmonë do të jetë pranë tyre në çdo hap të jetës. Ajo i quajti vajzat e saj “dashuritë e jetës”, duke shtuar se do të ishte e lumtur nëse një ditë ato do të zgjidhnin të ndiqnin rrugën e saj artistike por vetëm nëse kjo është vërtet dëshira e tyre.








