Eleni Foureira ka treguar së fundmi arsyen pse e mbajti të fshehtë në fillim të karrieres origjinën e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare tha se është paragjykuar shumë për faktin që vjen nga Shqipëria.
“Kur isha 20 vjeç dhe erdha në Greqi, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria. Të shanin, por nuk e kuptoja pse ndodhte kjo. Duke u rritur, kjo m’u bë një gjemb në këmbë. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm dhe të thosha “Jam nga Shipëria. A nuk është super?”
Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp….”
Jo, nuk kam patur turp.Kisha frikë nga reagimi dhe zhurma e botës. Do të doja të ndryshonte Eleni e vogël nuk kishte guxim ta thoshte në atë kohë. Shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë “Shqiptari do të bëjë karrierë”, u shpreh Eleni.








