Jo më larg se dje, Elgit Doda ka ndarë një status pa adresë.
“Nuk di si një pjesë e këtij mileti ka kaq shumë mllef si me i pas marrë bukën tek shtëpia. Bëhu njeri më i mirë se të bën mirë dhe për shëndetin mendor”, ka shkruar këngëtari krah postimit në “Instastory”.

Deri më tani Elgiti ka mbështetur gjithë rrugëtimin e Donaldit brenda “Bbv” dhe ky mendohet si një mesazh ndaj të gjithë komentuesve të cilët kanë lënë një sërë komentesh pas daljes së Beatrix, megjithatë vetë ai nuk e ka saktësuar me kë lidhet postimi./revistawho.com







