• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elhaida Dani pjesë e shfaqjes “Katedralja e Parisit”, merr dhuratën e papritur nga kryeministri rus

Përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovizion 2015-të’, Elhaida Dani momentalisht është duke korrur sukses në Rusi, me shfaqjen ‘Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit.

Këngëtarja është në rolin kryesor të ‘Esmeraldës’ dhe në përfundim të shfaqjes ka marrë mjaft admirime dhe ka rrëmbyer shumë duartrokitje. Në mes të tyre ishte edhe kryeministri Rus, Dimitry Medvedev, i cili pas shfaqjes, i ka dhuruar Elhaidës një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Këtë surprizë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj. /revistawho.com