Elhaida Dani dhe Lediani janë një nga çiftet më të reja të shoubizit.
Dyshja publikuan lidhjen e tyre me një puthje gjatë spektaklit “DWTS”.
Së fundmi rrjetet e tyre sociale kanë rënë në heshtje dhe kjo i ka bërë ndjekësit të dyshojnë.
Çifti nuk kanë ndarë asnjë mesazh dashurie në rrjet ditën e djeshme.
Këngëtarja duket se e ka kaluar një pjesë të ditës së Shën Valentinit, me shoqen e saj. Këtë gjë e ka treguar vetë Elhaida përmes fotove.
Ndjekësit kanë filluar të aludojnë për një krizë mes tyre. Të gjithë po presin një reagim nga ana e tyre.








