Dashuria është në ajër për çiftin më të komentuar të javëve të fundit: Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj.
Dyshja kanë vendosur t’i dedikojnë disa ditë vetëm njëri-tjetrit dhe kanë nisur pushimet e para së bashku. Këta na e kanë treguar vetë në “Instagram” ku janë shfaqur të dy nga Kroacia. Ky është pikërisht destinacioni që kanë zgjedhur.
Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.









