Elhaida Dani e cila prej disa kohësh po përjeton një romancë dashurie me balerinin e njohur Ledian Agalliajn, vihet në shenjestër nga fansat se mund të jetë shtatzënë.
Në një intervistë për “Pushime On Top” Elhaida i ka mohuar këto aludime.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”
“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”.