Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ELI & AMBRA/ Jeta me drama e reperit dhe modeles, pas aksidentit dhe divorcit të prindërve

13/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
ELI & AMBRA/ Jeta me drama e reperit dhe modeles, pas aksidentit dhe divorcit të prindërve

Një modele dhe një reper bashkë, janë çifti klasik që jemi mësuar të dëgjojmë në botën e showbizit. Po cila është jeta e tyre para se të hynin në lojë? Elsamed Senaj ka lindur më 16 gusht 1994 në Malësinë e Madhe, në një familje që përbëhet nga prindërit dhe dy vëllezërit. Ai ka jetuar deri në moshën 4-vjeçare në Malësinë e Madhe dhe pastaj, së bashku me familjen, emigruan në Greqi.





Pas 4 vitesh, Eli së bashku me nënën dhe vëllain u kthyen në Shqipëri dhe filluan të banonin në Shkodër. Ata u kthyen për shkollën, pasi nuk mund ta vazhdonin në Greqi. Ai e prezanton veten si një fëmijë i llastuar, pasi ka qenë edhe fëmija më i vogël në familje. Në moshën 14-vjeçare, Elit i duhej të jetonte vetëm në Shkodër, pasi mamaja dhe i vëllai duhet të emigronin në Greqi. Nga eksperiencat e këqija është aksidenti me motor në moshën 14-vjeçare, ku si pasojë ka qëndruar për 2 ditë në koma.el3

Tani ai jeton në Tiranë, ndërsa prindërit në Shkodër. Vëllezërit Ludjan dhe Gilbert jetojnë në Londër. Eli është këmbëngulës dhe duron shumë. Realizon çdo gjë që ka në mendje dhe nëse i vendos vetes një qëllim, i shkon deri në fund. Pasi mbaroi klasën e 9-të, filloi të merret me muzikë. Ka marrë pjesë në Top-Fest dhe ka prezantuar emision në Radio Dimension në Shkodër dhe ka organizuar “ShkodraFest”.


Ai ka bashkëpunuar në muzikë me Marselin, Ratin etj. Ndërsa modelja Ambra Muhi ka lindur më 25 mars 1998 në Shkodër, ku dhe aktualisht banon. Familja e saj përbëhet nga nëna, motra dhe vëllai. Babai nuk jeton me ta pasi është divorcuar nga e ëma. Ambra ka banuar deri në moshën 10-vjeçare ne fshatin Grudë në Shkodër dhe pastaj u zhvendosën në qytet.

Ajo u ka treguar miqve se ka qenë një vajzë shumë e përkëdhelur deri në moshën 14-vjeçare, kur iu divorcuan prindërit, gjë të cilën ajo e ka përjetuar shumë keq. Përveç karrierës si modele, ajo ka marrë pjesë në konkursin “Miss Shqipëria” ku ka fituar kurorën e “Miss Kinemaja”. Sa i takon tipit, i pëlqen të jetë provokuese dhe është tip i ftohtë, ndërkohë që lumturia më e madhe e saj është të shohë të lumtur mamin e saj.

AMBRA PRISH QETËSINË NË SHTËPI, VAJZAT NDIHEN TË KËRCËNUARA DHE E FUSIN NË “LISTËN E ZEZË”

Hyrja e Ambrës në shtëpinë e “Big Brother”, edhe pse me një partner në krah, ka shkaktuar jo pak turbullira te marrëdhëniet e çifteve të vjetra, por edhe tek ato të reja. E ndërsa Katerina dhe Fiorentina e kanë futur në “listë të zezë” Ambrën, duket se edhe Elisona ka filluar të bëhet xheloze. Teksa ishin në oborr, Ambra u ngrit dhe tha se do të shkonte të lante enët. Donaldi filloi t’i “qante hallin”, duke u shprehur se “Është e lodhur edhe nga gjimnastika”.el2

Por pikërisht ky koment është bërë shkas për Elisonën që të reagojë ndaj partnerit. “Pse unë jam mirë”, i tha ajo me një ton prej nevrikeje, duke shtuar se: “Ti s’më thua mua nuk je mirë, ua thua të tjerëve”. Më pas ajo u ngrit dhe u largua me nerva. Ndërkohë që Katerina dhe Fiorentina bëjnë thashetheme me njëra-tjetrën për sjelljet e Ambrës ndaj partnerëve të tyre, por edhe sjelljet provokative të atyre ndaj saj. E për ironi, Olsi e Lupçe ndodheshin në kuzhinë për të gatuar, ndërsa Ambra ishte duke larë enët.

Përjashtim nga djemtë bën vetëm Musa, i cili nuk është infektuar nga sindroma Ambra, por është bërë “xheloz” për Donën, e cila kalonte më shumë kohë me vajzën nga Shkodra, sesa me të. Ndërkohë oponenti i tyre, Danjeli, e ka komentuar atë në krah të Elit si “E bukura dhe bisha” ndërsa po diskutonte në oborr bashkë me Danjelin, Fotininë, Olsin dhe Fiorentinën rreth banorëve të rinj.

Pyetjes që Musa u bëri atyre se kush është çifti me fals brenda në shtëpi, iu përgjigj Fotinia që janë Elsamedi me Ambrën”. Më pas, Danjeli ishte ai që dha përshtypjen personale për Elsamedin dhe Ambrën. “Unë i shoh si e bukura dhe bisha”, u tha ai banorëve të tjerë./ Panorama

Tags: ELI AMBRA big brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Flet shef Renato: Rama ha peshk, Basha Fast Food, po Nano?!

Flet shef Renato: Rama ha peshk, Basha Fast Food, po Nano?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera