Me një foto të të voglës Geraldinë në krahët e babi Lekës, Elia ka zgjedhur ta urojë ditëlindjen e më të dashurit të saj, shokut të jetës.
“Princi im i kaltër. Të uroj gëzuar ditëlindjen. Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri”, ka shkruar Elia krah fotos së Princ Lekës me princeshën Geraldinë në krahë.

Në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, Elia ka treguar se Princ Leka është shumë i përkushtur në rolin e babit. Leka është kaq shumë i kujdesshëm dhe i dhënë pas vajzës sa Elia ndihet e qetë. Ajo tregon se Princi zgjohet më shpejt, kur Geraldinës i del gjumi dhe arrin ta qetësojë situatën pa panik.
“Leka është shumë i përkushtuar dhe i jep shumë dashuri dhe vëmendje vogëlushes sonë. Natën ai zgjohet më lehtë se unë dhe është shumë i kthjellët. Unë dua pak më shumë kohë deri sa të më ikë përgjumja… Zakonisht është i qetë dhe nuk bën panik, por kujdesin e ka njësoj si unë. Kjo më jep shumë besim dhe qetësi, pasi e kam mbështetje në çdo moment. Jam shumë e lumtur për përkushtimin e tij, madje nuk e kam imagjinuar që do ishte kaq i dhënë pas vajzës”, ka thënë ajo./revistawho.com








