Një nga aktoret më të njohura turke, Hatice Sendil ose e njohur si ‘Elif’ nga ‘Një pjesë e imja’ ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë. Babai i saj ka ndërruar jetë në spital, pasi u përplas nga një automjet teksa ai ecte me biçikletë elektrike. Babai i aktores u varros dje në provincën Andizli në Antalja.








