Aktorja Eliona Pitarka do të rikthehet në ekran. Një vit më parë ajo “braktisi” aktrimin për moderimin dhe nisi moderimin e emisionit të mëngjesit në “MCN”. Më pas u largua nga ekrani dhe muaj më vonë u bë nënë për herë të dytë. Tashmë ajo është nënë e dy vajzave. Por së fundmi Eliona ka bërë të ditur se do të rikthehet në ekran dhe bëhet fjalë për aktrimin. Do të rikthehet në “Portokalli”. Në fakt lajmin e ka dhënë përmes një “Instastory” Xhemi Shehu, duke i uruar mirëseardhjen dhe tani pritet ta shohim në dashurinë e saj, aktrimin.









