Mbrëmjen e djeshme është mbyllur edicioni i 22-të festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, ku pjesëmarrës kanë qenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Çmimin më të rëndësishëm të festivalit ka arritur ta fitojë grupi i muzikës shqiptare “Elita 5”, me këngën “Natën e mirë”.
“Falënderoj publikun e mrekullueshëm që na përkrah për mbi 35 vite. Derisa të jenë ata do të jetë edhe grupi Elita 5”, tha Arif Ziberi.
“Netët e Klipit Shqiptar” u zhvillua në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo ishte hera e parë pas 7 vitesh që shfaqja u rikthye në Tiranë pas disa realizimeve në Ulqin.
Çmimet e edicionit të 22-të:
-Klipi më i mirë në të gjithë komponentët: “Natën e mirë” nga Elita 5
-Produksioni Deliart: për Aurel Thëllimin
-Grafika më e mirë në klip: Pinkmoon për “Putain” nga Dafina Zeqiri ft. Vig Poppa
-Klipi më i mirë baladë: “Vëlla” nga Silva Gunbardhi
-Debutuesi më i mirë: Luna Çausholli me “Dielli të më shohë”
-Klipi më i mirë urban: “E premte” nga Orgesa Zaimi
-Kamera më e mirë: MVC Production për “A ka njeri” nga Hazy ft. Klodian Kodra
-Muzika qytetare: “Të kam dashur” nga Ertila Koka
-Interpretuesi më i mirë: Mateus Frroku me “Me raki”
-Klipi më i mirë rok: “Twisted” nga Rool
-Montazhi më i mirë në klip: Daniel Joveski për “Natën e mirë” nga Elita 5
-Çmimi i publikut: Rina Januzi me “Ten Thousand Miles”
-Dueti më i mirë në klip: Gena & Mimoza Shkodra me “Tradhtia”
-Fabula më e mirë në klip: “Paja e nusnis” nga Fatjeta Barbullushi
-Regjia më e mirë në klip: Emiljo Leka për “Ti m’ke braktis” nga Big Basta & Lyrical Son & MC Kresha
-Best Influencer: Arkimed Lushaj (Stresi)
-Interpretuesja më e mirë në klip: Marsela Çibukaj me “As engjëll, as dreq”
-Produksioni më i mirë në klip: Fullmoon Production për “Romanca” nga Bardhi & Melinda