Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur Zëri, fotot e të cilit nuk kanë nguruar t’i publikojnë edhe në rrjetet e tyre sociale. Moderatorja kosovare ka ndarë shpesh herë me ndjekësit në ‘Instagram’ momente të ndryshme me vogëlushin e saj, i cili duket se është një kopje e reperit, Gjiko.
Pak më parë ajo publikoi një foto duke ushqyer Zërin me gji dhe krah saj ka shkruar: “Nëse fakti që unë po ushqej me gji fëmijën tim ju shqetëson, jini të lirë të vendosni një batanije në kokën tuaj. Është e drejta e fëmijës tim për të ngrënë”.
Kujtojmë se ushqyerja me gji në publik, është një nga debatet më të diskutuara të kohëve të fundit. Shumë personazhe të njohur nga bota e showbiz-it kanë publikuar foto ndërgjegjësuese për të larguar paragjykimet që ekzistojnë lidhur me këtë çështje./revistawho.com