Mbretëresha Elizabeth e ka festuar ditëlindjen duke falenderuar publikun për mbështetjen që i kanë dhënë pas ndërrmit të jetës së Princ Philip. Ajo ka mbushur 95-vjeç e me anë të një deklarate të shpërndarë ka shprehur mirënjohjen për të gjitha ngushëllimet që i erdhën pas humbjes së madhe që pësoi.
“Në 95-vjetorin e ditëlindjes sime kam marrë mesazhe uruese pafund, të cilat i vlerësoj shumë. Ka qenë një mbështetje për të gjithë ne teksa shikojmë dhe dëgjojmë tributet e bëra në nder të bashkëshortit tim”, ka shkruar ajo. Mbretëresha shprehu gjithashtu se është shumë e prekur nga dhembshuria që pibliku ka treguar, teksa ajo vazhdon të vajtojë për bashkëshortin e saj të ndjerë. Fundjavën e kaluar Elizabeth dhe familja e saj i bënë nderimet Princit Philip me anë të një ceremonie në kështjellën Windsor./revistawho.com







