Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi kishin shpresuar për një kapitull të ri në Angli, larg vëmendjes dhe sfidave të së kaluarës, por realiteti po rezulton ndryshe nga pritshmëritë.
Pas largimit nga SHBA dhe blerjes së një prone luksoze prej 18 milionë dollarësh në Cotswolds, çifti është përballur me reagime të ashpra nga vendasit, të cilët nuk e mirëpresin idenë e tyre për të rinovuar shtëpinë historike.
Sipas RadarOnline, komuniteti lokal i sheh ato si të huaja që po cenojnë traditën dhe qetësinë e zonës. “Vendasit janë të çuditur mbi planet për të modernizuar pronën e tyre,” tha një burim, duke shtuar: “Shumica e njerëzve nuk do të donin asgjë më shumë se t’i shihnin ato të largoheshin.”
Përveç tensioneve me fqinjët dhe pengesave ligjore për rikonstruksionin e shtëpisë, burimet thonë se edhe marrëdhënia mes Ellen dhe Portia-s po kalon një periudhë të vështirë.
“Beteja e fqinjëve të Ellen dhe Portia është shqetësimi më i vogël i tyre, karriera e gjatë e Ellen në showbizz është zhytur drejt fundit dhe Portia gjithashtu është tërhequr ‘zvarrë’ duke rënë nga piedestali ku ishin ngritur bashkë me të. Marrëdhënia e tyre nuk duket e mirë,” zbuloi burimi.
Dëshira për një jetë të qetë dhe larg syrit të publikut duket se është kthyer në një sfidë edhe më të madhe për çiftin, i cili tashmë përballet me presione nga të gjitha anët.