Këngëtarja britanike Ellie Goulding ka pak kohë që ka nisur turin e saj botëror dhe udhëtimi nga një kontinent në tjetrin si dhe ndryshimet e orareve e kanë bërë atë të vuajë nga sindroma “Insomnia” ose siç quhet ndryshe pagjumësia kronike. Sipas revistës “The Sun” 29-vjeçarja është detyruar të ndërpresë përkohësisht turin për të pushuar dhe stabilizuar gjendjen e saj e cila e ka detyruar të qëndrojë zgjuar me ditë të tëra. Momentalisht Ellie po shijon pushimet në “San Tropez” e më pas do t’i rikthehet turneut të saj me shpresën se ky problem i ripërsëritur do të zhduket.