Elon Musk ka thënë për BBC se ka pushuar nga puna më shumë se 6,000 njerëz në Twitter që kur mori drejtimin e kompanisë. Platforma tani ka vetëm 1,500 punonjës, nga nën 8,000 që ishin të punësuar në kohën e blerjes së tij. Reduktimi është i barabartë me afërsisht 80% të stafit të kompanisë.
“Nuk është aspak argëtuese” dhe ndonjëherë mund të jetë “e dhimbshme”, i tha CEO miliarderi transmetuesit britanik në zyrën qendrore të Twitter në San Francisko.
Muska tha se nevojiteshin “veprime drastike” kur ai hyri në bord, sepse kompania po përballej me “një situatë negative të rrjedhës së parave prej 3 miliardë dollarësh”.
“Kjo nuk është një situatë e kujdesshme ose e pakujdesshme. Është sikur, nëse e gjithë anija fundoset, atëherë askush nuk ka punë”, tha Musk.








