Elon Musk ka bërë një ofertë të guximshme: ai është i gatshëm të dhurojë 1 miliard dollarë nëse Wikipedia pranon të ndryshojë emrin e saj në “Dickipedia.” Ky propozim vjen pas kritikave të Musk ndaj platformës, ku ai ka shprehur shqetësimin se Wikipedia është politikisht e njëanshme.
Në nëntor të vitit 2024, Musk u kërkoi ndjekësve të tij të ndalonin së dhëni donacione për Fondacionin Wikimedia, duke e akuzuar për shpërndarje të tepërt të fondeve për iniciativat e diversitetit dhe përfshirjes.
Për momentin, Fondacioni Wikimedia nuk ka reaguar ndaj ofertës, duke vazhduar të operojë si zakonisht me donacione nga përdoruesit.








