Është mbajtur sonte nata finale e Fest 61, festivalit që na ka shoqëruar për 4 netë magjike dhe të paharrueshme. Çmimin e parë në festival duke marrë pikët më të larta nga juria e fitoi Elsa Lila me këngën “Evita”. Elsa u shpreh e emocionuar që publiku e ka përthithur këngën kaq shpejt dhe falenderoi për mbështetjen. Çmimin e dytë e fitoi Albina dhe familja Kelmendi ndërsa të tretin 2 Farm.
Këtë vit është vendosur që përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision do të zgjidhet nga votat e publikut dhe më e votuara ishte Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje” të cilët do na përfaqësojnë vitin e ardhshëm.