Elsa Lila është një nga zërat më unikë të muzikës në vendin tonë, por jo vetëm.
Për pak ditë ajo do të mbajë në Pallatin e Kongreseve koncertin e saj recital, “Finalmente Elsa”.
Në një intervistë për “ Opinion” këngëtarja ka rrëfyer copëza nga jeta e saj, mes të cilave ka zbuluar dhe momentin më të vështirë në jetën e saj.
Arrestimi i saj në Itali pasi dyshohej si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ishte ngjarja më e rëndë për Elsën.
“Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetën time dhe nuk ia uroj askujt. Ja që ndodhka të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde.
Kush më njeh nga afër e di shumë mirë sesi jetoj. I njheh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurdite”, ka thënë ajo.