Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elsamedi dhe Ambra komentojnë ndarjen e Olsit dhe Fjorentinës: Nuk pritej…

12/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Elsamedi dhe Ambra komentojnë ndarjen e Olsit dhe Fjorentinës: Nuk pritej…

Ndarja e çiftit që u njohën disa muaj më parë në audicionet e “Big Brother 9”, erdhi si rrufe në qiell të hapur për miqtë dhe ndjekësit e çiftit, për faktin se deri në momentin që e deklaruan ndarjen, ata ishin çifti “i çmendur”, por i lumtur. Por duket se disa mosmarrëveshje mes tyre i kanë detyruar t’i japin fund lidhjes me marrëveshje, duke e sqaruar fundin e marrëdhënies me statuset e tyre në rrjetet sociale.





Pavarësisht skenave të xhelozisë, ata ishin ndër çiftet më të dashura të këtij “Big Brother”-i, ndaj me këtë vendim që kanë marrë, kanë mërzitur jo vetëm fansat, por edhe miqtë e tyre, mes të cilëve ata që njohën gjatë bashkëjetesës në “BB”. Njëri prej tyre që thotë se ka mbetur i befasuar nga ndarja e tyre e papritur është reperi Elsamed Senaj, i cili i bëri pjesë të klipit të tij më të fundit dy ish-të dashurit në skenat e videos “Unë jam Elsamedi”.

I pyetur nga gazeta “Panorama” nëse gjatë xhirimeve që u realizuan vetëm disa ditë më parë kishte nuhatur diçka rreth marrëdhënies së tyre, Elsamedi u përgjigj: “Më erdhi shumë keq kur mësova se u ndanë, madje u çudita, pasi gjatë xhirimeve të klipit ishin shumë mirë pranë njëri-tjetrit, pra nuk vura re asnjë moment diçka që nuk shkonte. Edhe pse është jeta e tyre dhe s’dua të përfshihem në gjërat e tyre personale, mund të them se shkonin shumë mirë, madje gjithë kohës i pashë të buzëqeshur”. Më tej rreth miqësisë me ta, ai tregon: “Olsi dhe Fjorentina ishin çifti i vetëm nga “Big Brother” që kisha si të ftuar në klipin tim, më saktë që i mora me dëshirë, edhe për faktin se ruanim miqësi edhe vazhdonim të takoheshim edhe pasi loja kishte përfunduar”.elsamed


Nga ana tjetër, edhe Ambra Muji, ishpartnerja e Eldsamedit për lojë, shprehet për ndarjen e Olsit dhe Fjorentinës. Duke qenë se modelja simpatike u kthye në mollë sherri për çiftin, pasi ishte arsyeja e xhelozisë së Fjorentinës, Ambra shprehet për “Panoramën”: “Nuk dua të flas për ndarjen e tyre. Di të them që nuk e kam pritur të ndahen. Por, gjithsesi, ata kanë arsyet e gjërat e tyre personale, ndaj nuk dua të shprehem më shumë për këtë temë sepse nuk më përket”. Ndërkohë, vetë Olsi dhe Fjorentina nuk kanë dashur të japin më shumë sqarime për ndarjen sesa kanë thënë në postimet e tyre në Instagram.

images

Fjorentina lajmëroi përmes një postimi në Instastory se ajo dhe Olsi nuk janë më bashkë, ndërkohë që falënderoi të gjithë ndjekësit e saj, që gjithë këtë kohë i kanë mbështetur si çift. “Të dashur miq, me keqardhje ju them që unë dhe Olsi nuk jemi më bashkë. Po shkruaj dhe po deklaroj sepse keni qenë ju ata që na keni mbështetur këtë kohë dhe keni pasur besim tek unë dhe tek ai. Faleminderit për çdo gjë”, shkruante Fjorentina. Më pas nuk vonoi Olsi me postimin e tij, duke shpjeguar pak më shumë për motivin e ndarjes:

“Falënderoj gjithë fansat për mbështetjen! Në jetë jo të gjithë njerëzit janë njësoj, dhe mendojnë ose dashurojnë njësoj. Të paktën pranoj realitetin. Nga ky moment unë dhe Fjori nuk jemi bashkë…

Sa për sqarim, nuk ka lidhje se është dikush në mes, por thjesht disa mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit na bënë të marrim këtë vendim. Gjithsesi, i uroj më të mirat e kësaj bote kudo që të jetë dhe do jem aty kur të kesh ndonjë problem, unë do jem i pari. Uroj të jesh mirë gjithmonë!”, përfundonte statusi i Olsit për Fjorentinën./ panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…
Breaking News

“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…

22/02/2026
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual!

22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!
Breaking News

Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!

22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!
Breaking News

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!

21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!
Breaking News

Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!

21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai…
Breaking News

Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai…

21/02/2026
Next Post
FOTO/ Para dhe pas, prezantuesja shqiptare tregon si e ndryshuan 10 kilogramë më shumë

FOTO/ Para dhe pas, prezantuesja shqiptare tregon si e ndryshuan 10 kilogramë më shumë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera