Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elsamedi: Me Ambrën nuk ka rikthim. Më injoroi, nuk ia var më

04/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Elsamedi: Me Ambrën nuk ka rikthim. Më injoroi, nuk ia var më

Pavarësisht se ka pakënaqësi nga mënyra sesi u bë ndarja dhe akuzon Ambran se e injoroi atë me vendimin e marrë, Elsamedi ndjehet i çliruar. “Më duket sikur kam hequr diçka nga trupi, për kokën time”, i thotë ai Donaldit dhe Elisonës.





Elisona e këshillon që të mos nxitohet me deklarata të tilla, sepse Ambra mund të rikthehet sërish me të. “Unë nuk do ja var në asnjë moment më!”, përgjigjet me bindje Elsamedi. Por edhe nëse nuk kthehet më me të si çift, Elisona i thotë që të bëjë kujdes, pasi duke qenë ish-partner i saj, Ambra di shumë gjëra për Elsamedin dhe mund t’ia përdorë ato kundër tij, duke qenë se janë në nominim.

Vetë Elisona thotë se nuk ka fare besim tek Ambra. Ajo kujton një rast, ku sipas saj, menjëherë pasi kishte diskutuar me të, Ambra kishte shkuar direkt tek Dona dhe i kish rrëfyer gjithçka.


Elsamedi kujton se edhe vetë Musa i ka thënë që Ambra ndikohet shumë nga Dona. Elsamedi e quan “zgjedhje të gabuar” Ambran dhe pranon se është lidhur me të “thjeshtë si trup, si figurë”.

“Isha unë që bëra zgjedhjen e gabuar me të dhe bëra shumë gabim”, i rrëfehet ai Elisonës dhe Donaldit. Megjithatë, ai mendon se nuk e meritonte që të “ofendohej dhe injorohej” në këtë formë nga ana e Ambras.

“Me ta shpërblyer në këtë mënyrë?! Dashuri për të nuk ka patur as vetë ndonjëherë, por prapë e kam respektuar”, thotë ai. “Ambra s’ka ditur të respektojë as veten e vet dhe as mua me këtë”, shton Elsamedi.

Tags: ambraBig Brotherbig brother 9Elsamed
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
FOTO / Nora Istrefi nis plazhin me Renee, linjat bombë të këngëtares

FOTO / Nora Istrefi nis plazhin me Renee, linjat bombë të këngëtares








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera