Kantautori Elton Deda ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” si dhe Ditën e Falenderimeve, për t’i bërë një deklaratë domethënëse dashurie vajzës së zemrës. “Të jam mirënjohës (dhe jo vetëm për ditën e falenderimeve)”, ka shkruar Eltoni. Dedikimin ai e ka shoqëruar me një foto të bukur bardhë e zi ku çifti shfaqet i buzëqeshur. Eltoni dhe e dashura e tij Adela po bëjnë bashkë disa vite. Biondja simpatike i vodhi zemrën kantautorit, i cili nuk është përpjekur aspak ta fshehë këtë lidhje të bukur, duke e jetuar me të gjithë normalitetin e saj, pa llogaritur që është njeri i njohur. është ndoshta kjo një nga arsyet që e ka bërë Elton Dedën ndër personazhet më të dashur shqiptar.