Sot bëhet një vit nga humbja e rock-erit të njohur Gentian Demaliaj. Në profilin personal të ‘Facebook’-ut Elton Deda ka postuar një nga këngët më të bukura të grupit ‘Djemtë e Detit’, duke shprehur mungesën e madhe që la largimi nga jeta i një artisti me vlera të rralla. Bashkangjitur këngës ai shkruan: “Një vit pa një yll të rock-ut shqiptar. Muzika jeton pavarësisht shakave të zotit”.