Kantautori Elton Deda ka vlerësuar performancën e Eneda Tarifës në Eurovizion. Mbrëmë pasi Eneda këndoi në skenë, Deda e uroi atë përmes një statusi në Facebook. “Urime Eneda Tarifa. Me dinjitet!”, ka shkruar ai. Elton Deda mik i ngushtë i Enedës, në “Festivalin e Këngës” 2015-të në RTSH, kishte detyrën e Drejtorit Artistik, ku Eneda u shpall fituese me këngën “Përralle” (Fairytale). Shqipëria nuk mori votat e mjaftueshme dhe sivjet mbeti jashtë finales se Festivalit Europian.