Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar mbështetjen e tij për Parashqevi Simakun, pas publikimit në media të gjendjes së saj të vështirë që zgjaste prej vitesh. Ai ka hapur një llogari bankare për t’u dhënë mundësi qytetarëve të kontribuojnë në ndihmë të ikonës së viteve ’80.
Historia e Parashqevi Simakut ka prekur shumë zemra. Mes detajeve të bëra publike, është rrëfyer se ajo qëndronte pranë një stacioni treni, në pritje që djali i saj të shfaqej.
Fushata e nisur nga Ilirjani, përmes platformës “GoFundMe”, synon të mbledhë fonde për përkujdesjen shëndetësore të Simakut dhe për t’i rikthyer asaj dinjitetin e humbur dhe vlerësimin e kombit.
Deri më tani, janë mbledhur rreth $32 mijë dollarë nga shuma e synuar prej $1 milion dollarësh.