Elton Ilirjani ka rrëfyer për Top Story detaje nga takimi mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke dhe premtimin që ai i bëri pasi u largua.
Parashqevia i kërkoi të birit që të bëhet menaxher i karrierës së saj, gjë që ai e pranoi dhe i premtoi se do të takohen sërish dhe se do t’ia plotësonte këtë dëshirë.
“Parashqevia bëri plane më të birin që i biri t’i menaxhojë dhe karrierën. Ishte një takim motivues. I biri kur iku i premtoi se do të takohen, i premtoi dhe menaxhim të karrierës dhe mbledhjen e gjithë videove dhe krijimin e profileve në rrjetet sociale sepse nuk ka dhe ajo ia la këtë të drejtë birit të saj”, tha Eltoni.