Pas modelit të bishtit gërshet, duket se trendi i radhës do të lidhet sërish me flokët e kapur. Pra, për pranverën dhe muajt kur flokët kthehen në një bezdi për shkak të temperaturave të larta, e kemi zgjidhjen.
Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi, dy shoqet e ngushta, kanë publikuar individualisht foto ku bien në sy modeli i flokëve me dy bishtaleca.
Nuk dihet nëse kjo është një metodë që të duken më të vogla apo thjesht ndihen më rehat, ama nuk është habi që pas këtyre postimeve, të gjithë ta provojnë këtë model./revistawho.com