Elvana Gjata ka zgjedhur të maskohet si këngëtarja Gili për “Halloween.”
Ajo ka rikrijuar një nga paraqitjet e vitit 1995, kur Gili mori pjesë në festivalin e RTSH-së me këngën “Xixëllonja”.
Elvana ndau një video në rrjete sociale duke treguar pamjen e saj, kur pranë saj shfaqet edhe Ylli Limani. Zgjedhje tepër interesante. Kjo nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen e Gilit.
“E bukura Elvanë në fustanin e xixëllonjës”, ka shkruar Gili krahas fotos së Elvanës.