Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elvana Gjata përshkruan partnerin ideal, ja si e dëshiron

23/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Elvana Gjata përshkruan partnerin ideal, ja si e dëshiron

‘’Vit i bukur shumë, vit shumë domethënës në karrierën time, me emocione, të mbushura plot me kujtime që do të mbesin gjatë, shumë frymëzuese për këtë vit. Unë jam munduar gjithmonë të bëj një ndryshim të madh në industrinë e muzikës tonë, duke menduar kështu, është punuar për të bërë performanca të mira e për të sjellë risi në stilet muziore’’, kështu shprehet Elvana Gjata në bisedën e saj për këtë fillimvit se si ka qenë viti i kaluar për të si këngëtare. Ajo, përmes muzikës që bën, mundohet që të përçojë gjëra pozitive te njerëzit. ‘’Puna qëndron se unë vij prej njerëzve, ua njoh shqetësimet, gëzimet e lumturinë, sepse jam njëra prej tyre. Duke qenë kështu, mundohem t’i shikoj gjërat pozitivisht. Mundohem që me muzikën që bëj, të përçoj dicka pozitive, jeta ka gjëra jo të bukura, por unë nxjerr atë pjesën më të mirë’’, shprehet Elvana, e cila përveç muzikës që bën, është edhe një humaniste e madhe, por gjërat i bën në fshehtësi. Por pse ky vendim i saj? ‘’Mua më ka pëlqyer gjithmonë që gjërat e mira t’i bëj në fshetësi dhe kështu kam vepruar. Kam bërë ato gjëra që më kanë prekur, por nuk kam dashur t’i përmend. Mua kështu më pëlqen, të jem e mos t’i them, nuk bëj gjëra për show. Në këto raste, ndjesia është e papërshkrueshme, një lumturi, ndihem shumë më mirë kur bëj dikë të lumtur’’, shprehet më tej këngëtarja e njohur. Ajo ka kohë që nuk flet mbi jetën private, edhe pse është përfolur shumë. Çdo mashkull që shfaqet në krah të saj përbën lajm, por asnjëri nuk e ka fituar zemrën e këngëtares. Po pse Elvana nuk flet për jetën sentimentale? ‘’Nuk e bëj se është një zgjedhje e imja, jam një njeri që dashurinë më të madhe ia kam dhënë jetës artistike e nuk flas për jetën private. Në fakt, nuk ka pasur ndonjë gjë për të ndarë me publikun, nuk jam njeri pa ndjenja, gjatë jetës sime kam dashuruar dhe do dashuroj. Nuk dua të bëj misteriozen, mashkulli që do bëj publik, do jetë një person që do ta ndaj jetën time me të, partneri i jetës sime, nuk ka ardhur akoma ajo kohë. Dua që ai të jetë njeri me humor, shumë serioz, me zemër të madhe, me botë të madhe’’, thekson në fund Elvana. (Panorama)






Tags: elvana gjata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Mediat nxjerrin foton e Ina Zhupës me Veliajn. Ish-zëdhënësja e PD-së: E lumtur që këtë detyrë e mori mikesha ime…

Mediat nxjerrin foton e Ina Zhupës me Veliajn. Ish-zëdhënësja e PD-së: E lumtur që këtë detyrë e mori mikesha ime...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera