Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë… 14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elvana Gjatës i grabisin 3 mijë euro dhe celularët, policia fsheh ngjarjen

26/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Elvana Gjatës i grabisin 3 mijë euro dhe celularët, policia fsheh ngjarjen

Këngëtarja Elvana Gjata në muajin qershor të këtij viti ka rënë pre e një grabitjeje. Lajmi raportohet sot nga gazeta “Panorama”. Megjithëse kanë kaluar muaj nga ngjarja, ky lajm është mbajtur i fshehtë nga policia, ndonëse Elvana ka bërë kallëzim. Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për vjedhje, mbajtje pa leje të municioneve ushtarake si dhe kultivim të lëndëve narkotike, shtetasin Ervin Tahiri. Tahiri u dënua me 3 vjet e gjysmë burg por përfitoi ulje dënimi me 1\3 nga gjykimi i shkurtuar. Siç shkruan “Panorama”, në kallëzimin e saj Elvana Gjata ka pohuar se ka hapur një biznes për shitje fustanesh nusërie në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë. Në datën 22 qershor rreth orës 18:00 ajo ka qenë në këtë biznes duke u marrë me ndriçimin e katit të dytë me një grup pune. Kur është futur në dyqan, në katin e parë sipër tavolinës kishte lënë dy celularët e saj iPhone 6 dhe Samsung edge S6 si dhe çantën e dorës. Vetë ka hipur në katin e dytë. Në orën 18:30 ajo ka dëgjuar një zhurmë, sikur u mbyll dera në katin e parë. Menjëherë ka zbritur poshtë dhe ka vënë re se dy telefonat e saj mungonin. Ka kontrolluar çantën mbi tavolinë dhe ka konstatuar se i mungonin një shumë prej 3 mijë eurosh. Ka njoftuar punonjësit e sigurisë së lokalit dhe policinë. Nga hetimet rezultoi se autori ishte Ervin Tahiri në banesën e të cilit u gjetën 1220 euro dhe portofoli i Elvana Gjatës i markës “Michael Kors”. Brenda portofolit janë gjetur edhe leja e drejtimit të këngëtares si dhe karta e kreditit.






Tags: celularetelvana gjataeurograbitjepolicia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Next Post
Puthje pasionante në prova, Viola Spiro dhe Drini Zeqo të lidhur?!(video)

Pas puthjes flasin miqtë: Viola dhe Drini, prej muajsh të dashur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera