Motrat Gjata (Migena dhe Elvana) janë tejet të rezervuara kur vjen puna për intervista televizive, duke lenë punën e tyre të flasë më shumë për to.
Një koncert i Migena Gjatës në Tiranë ka bërë që të dyja motrat të flasin për mikrofonin e “Jo vetëm modë”.
“Kam mbi 10-vjet që jam larguar nga Shqipëria, mua më ka interesuar gjithmonë muzika klasike dhe në Gjermani e kam ndjerë veten të plotësuar në atë që kërkoj. Unë kam lindur këtu si artiste, ndaj edhe duhet të rikthehesha dhe ky ishte momenti”, tha Migena.
Lidhur me Elvanën ajo tha se kanë patur mjaft ngjashmëri në zë kur kanë qenë të vogla.
“Momentalisht Elvana po punon fort dhe jam e bindur që do t”ia dalë”, tha Migena.
Ndërkohë këngëtarja Elvana tha se motra e saj Migena është një thesar dhe ky është moment i duhur që ajo të shfaqet.
Ylli popit shqiptar ka thënë se motra e saj është më e mirë se ajo.








