Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elvis Pupa: Shqiptarët është e vështirë t’i bësh për të qeshur

10/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Elvis Pupa: Shqiptarët është e vështirë t’i bësh për të qeshur

“M’fal për shprehjen”… kjo frazë është përdorur gjerësisht për vite me radhë, por kohët e fundit, kjo frazë nënkupton diçka të re: batutë, humor, realitetin, e sigurisht rikthimin e Elvis Pupës në ekranin shqiptar. Një projekt ambicioz, për të cilin aktori i njohur i humorit kishte kohë që e mendonte, mori jetë pikërisht vitin e shkuar, në një sezon i cili që në puntatën e parë dha frutet e tij. Publiku e përqafoi, pavarësisht se shqiptarët hera herës është e vështirë për t’i bërë për të qeshur, të paktën kështu pohon dhe Elvisi vetë. Pas një pauze të gjatë në karrierën e tij si aktor, Elvisi pohon se Shqipërinë e gjeti ashtu siç e la kur iku, pa asnjë ndryshim, por sërish kthehet me dëshirën e madhe t’i dhurojë publikut nota humori të cilat janë të nevojshme për tu shkëputur sado pak nga realiteti. I thjeshtë dhe shumë popullor, Elvisi rrëfen për Bordo jetën në SHBA, vështirësitë e zhanrit të humorit, marrëdhënien me partneren e tij, e si është ai në jetën e përditshme.





Si e gjete Shqipërinë kur u ktheve?

E gjeta me pluhura të mara, perde të lara..(qesh). E gjeta siç e kisha lënë dhe kjo është edhe e mirë, edhe e keqe. E keqe, sepse ti pret ndryshime, sepse ka kaluar një kohë e gjatë dhe jeta ikën, dhe është ë mirë sepse nuk është e nevojshme të riorganizohesh apo riorientohesh, pasi gjërat kanë mbetur aty ku i ke lënë.


Si u ndjetë në momentin që morët propozimin për “M’fal për shprehjen”?

Unë e kam pasur këtë ide prej kohësh, prej vitesh, një emision të tillë. Në momentin që erdhi dhe propozimi nga Digitalb, u përputh ideja që kisha, dhe u përshtat ideja ime me idenë e tyre. Të them të drejtën u ndjeva mirë dhe rehat, e kjo për faktin se me Digitalb kam bashkëpunime të hershme dhe jemi ndjerë shumë komfort me njëri-tjetrin.

Si ishte një ditë e zakonshme për ju në SHBA?

Varianti i parë kur nuk punoja, isha paradite në palestër, pasdite po ashtu, më dukej sikur nxirrja inatin. Ndërsa kur punoja ishte punë dhe vetëm punë, pasi ke shumë gjëra  për të mbuluar, shumë fatura për të paguar: kredi, qera, makina e shumë detyrime të tjera. Fundjavat ishin të bukura pasi gjithmonë vendosnim të bënim udhëtime me makinë, duke përmendur dhe 2-3 udhëtime në vit jashtë qytetit. Këto janë gjërat që më mungojnë më shumë, të cilat mezi i prisja dhe nuk llogarisja fare sa më duhej të punoja.

E mbani mend personazhin tuaj të parë si aktor humori?

Dua të përmend rolet në teatër: Nata e dymbëdhjetë dhe Ëndrra e një nate vere, dy vepra të Shekspirit, ku kam pasur role kryesore.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mos qeshë publiku pas një batute? Si e keni kaluar?

Ka shumë batuta, sidomos në momentin që i shkruan vetë, e sidomos në fillime, ku ne qeshnim gjatë provave dhe në publik ndodhte e kundërta. Me kohën e kemi mësuar se si është shija e publikut, e nuk ndodhin të tilla raste. Kur ka ndodhur, me shpejtësi menjëherë batutën tjetër, për të rikuperuar këtë gjë.

Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në karrierën tuaj?

Nuk kam pasur momente të sikletshme, por di të them që nga përgjegjësia e madhe gjithnjë sikletet i kaloja në ëndërr. Shihja gjithmonë ëndërr sikur harroja tekstin, gjë që nuk më ka ndodhur në realitet.

Humori i “M’fal për shprehjen” janë nga përditshmëria apo janë të sajuara?

Shumica ndodhin. Kjo është e mira për mua dhe publikun: unë kam material mjaftueshëm dhe nuk më lind nevoja ta shpik, ndërsa publiku e ka të lehtë ta perceptojë, pasi janë pjesë e përditshmërisë.

Të bësh humor me jetën, veten, është e vështirë apo mënyra më e thjeshtë?

Autoironia është një mënyrë e cila funksionon, sidomos me publikun shqiptar. E them këtë duke u nisur nga fakti se ne të dashurojmë në momentin që je më poshtë. Nuk është qëllim në vetvete por kështu ndodh.

Realiti ynë ka nota të dhimbshme, si arrini ti gërshetoni për të shkaktuar humor?

Një karakter personazh në situata dramatike, kur nuk di t’i japë zgjidhje bëhet komik. Kjo lloj formule përdoret dhe këtu, duke ditur që dramën nga komedia e ndan një fije shumë e hollë. Ndonjëherë gjendet, e ndonjëherë jo, por për këtë jemi trajnuar.

Keni ndonjë ritual të caktuar përpara se të dilni në skenë?

Jo, përveç ushtrimeve të aparatit folës. Ngrohje të trupit, zërit, frymëmarrjes. Rituali tjetër është të heq rrobat civile dhe të vesh uniformën, kostumin. (qesh).

Cilin nga komedianët vlerësoni më shumë?

Kam pasur shumë qejf George Carlin, që nuk jeton më, i cili ishte më tepër filozofik sesa njihej për batutat e tij. Louis C.K është shumë interesant, i cili ndjek rrugën e Carlin. Mund të përmend Robbie Williams, Russell Peters, i cili është indiano-kanadez. Këto lloj komedianësh, pra pjesë e komuniteteve, siç është Peters, na përshtaten më mirë pasi bëjnë humor dhe me divergjencat dhe ndryshueshmëritë ndërmjet kulturave të ndryshme.

Është e vështirë ti bësh shqiptarët për të qeshur?

Shumë. E para, realiteti shqiptar është shumë dramë dhe ti duhet të përpiqesh t’i shkëpusësh nga ky realitet. E dyta janë shumë humoristë të mirë në jetën reale, ndonjëherë duke superuar dhe atë që ne bëjmë në skenë, e në fund shqiptarët janë pak paragjykues. Të huajt bëjnë tematika shumë të lehta të thjeshta, e salla ngrihet në këmbë pasi ata janë të gatshëm ta pranojnë.

Marrë nga Revista Bordo

Tags: elvis pupa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
Shenja e horoskopit ju tregon cila princeshë përrallash jeni

Shenja e horoskopit ju tregon cila princeshë përrallash jeni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera