Sara Kapo është një nga personazhet më të rinj të ekranit, por shumë e pëlqyer për origjinalitetin dhe sinqeritetin e saj. Sot ajo feston ditëlindjen dhe sigurisht urimi më i veçantë vjen nga nëna e saj, Ema Andrea. Ajo ka shkruar disa fjalë zemre për të bijën në këtë ditëlindje të saj.
“Tashme, une dua te te ngjaj ty e shtrenjte…prej teje mesova se jeta nuk eshte lufte,por dashuri,..mesova te hesht e te flas me tingujt e tu,mesova qe koha merr kuptim ne nje perqafim.Mesova shume une prej teje, e kur te rritem do te mesoj te kerkoj ndjese per mungesen! Dite Lindja jote i mjafton jetes sime! Une fatlume qe jetoj me nje kryeveper,ti uroj ditet me puthje toke e arome pemesh”- ka shkruar aktorja e njohur në urimin e saj.