Emily Ratajkowski dukej mbresëlënëse e fotografuar nga paparacët në Nju Jork. Ajo mbërriti në studion e Sony Music Studios për të incizuar podcast-in e saj me titull “EmRata”.
Modelja 32-vjeçare kishte veshur një fund të zi të gjatë saten, me zinxhir, këmishë të bardhë me pjesën e barkut zbuluar dhe një palë çizme ngjyrë kafe. Vëmendjen e tërhoqi edhe pamja e saj e re me flokët ngjyrë bronzi.