Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, pak ditë më parë përjetoi gëzimin e madh e të qënit nënë. Ajo solli në jetë vajzën që e pagëzoi me emrin Ella Faria dhe po shijon ditët më të lumtura për të. Në një postim të fundit në ‘Instagram’ ku duket ajo me vajzën, Emina shprehet se nuk ka ndjerë kurrë një dashuri të tillë.