Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por çdoherë e më shumë mundohet të tregoj afërsinë me shqiptarët, popullit të cilit edhe i përket.
Që nga martesa me miliarderin hebre Sam Nazarian ajo është shkëputur nga modelingu edhe pse jo tërësisht, sepse është shumë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive nga përditshmëria e saj.
Këtë herë ajo vendosi të publikoj një fotografi me vëllain e saj të vogël Bekim Çunmulaj, kësaj fotografie ajo i ka shtuar dhe këtë urim, ‘Vëllai im i vogël, Bekim Çunmulaj, jam shumë krenare se si je duke u bërë zotëri i vërtetë, kështu që të gjithë kemi një vizion të mirë për të ardhmen tënde, të dua shumë dhe e di që nëna është shumë krenare për ty nga lart’.