Me sa duket, reperi i njohur amerikan Eminem ka gjetur dashurinë te grimerja dhe stilistja me origjinë shqiptare, Katrina Malota. Sipas një burimi pranë artistit që foli për TMZ, marrëdhënia e 52-vjeçarit me bashkëpunëtoren e tij të vjetër është bërë tani romantike, edhe pse nuk dihet saktësisht se kur ka nisur romanca.
Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka punuar për vite me radhë me Eminem në videoklipe muzikore dhe projekte të tjera artistike. Sipas faqes së saj zyrtare, ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me emra të njohur të industrisë si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Kur nuk është në turne apo në xhirime me reperin, ajo punon në një sallon bukurie të njohur në Birmingham, Michigan.
Eminem, i cili prej vitesh është njohur për jetën e tij personale tepër të rezervuar, ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, dashurinë e tij të rinisë. Çifti ka një vajzë, Hailie Jade, e lindur në vitin 1995. Ata u martuan në vitin 1999, por u ndanë dy vjet më vonë. Edhe pse u ribashkuan për pak kohë në vitin 2006, martesa nuk zgjati.
Përveç Hailie-s, reperi është gjithashtu baba i Alaina Marie, 32 vjeçe, të cilën e adoptoi nga motra e Kim Scott për shkak të problemeve të saj me varësinë, dhe i Stevie, 23 vjeç, fëmijë i Kim nga një marrëdhënie tjetër, të cilin Eminem e adoptoi në vitin 2005.
Në një intervistë për Rolling Stone në vitin 2004, ai tha:
“Kam kujdestarinë e plotë të mbesës sime. Ajo ka qenë në jetën time që kur lindi. Unë dhe Kim e kishim me vete kudo që jetonim.”
Në një tjetër intervistë për Vulture në vitin 2017, Eminem foli për vështirësitë që ka pasur në jetën sentimentale pas divorcit:
“Që kur u divorcova, kam dalë disa herë në takime, por asgjë nuk ka përparuar deri në atë pikë sa të dua ta bëj publike.”
Edhe pse ai ka preferuar gjithmonë të mbajë jetën private larg syrit të publikut, duket se këtë herë, gjërat mund të jenë ndryshe.








