Kur vjen puna tek stili dhe moda mund të themi se Celine Dion është ndër artistet që i kushton më shumë rëndësi kësaj pjese. Në çdo dalje të saj publike këngëtarja 51-vjeçare arrin të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me veshjen apo detajet në ‘look’. Së fundmi Celine u ka kujtuar të gjithëve një nga filmat më të ndjekur të kohërave, “Titanic”. Këngëtarja u shfaq në javën e modës në Paris veshur me një fund të shkurtër, bluzë dhe xhaketë të thjeshtë. Ajo çfarë të gjithë kapën në pamjen e Celine ishte varësja e saj në formë zemre dhe diamant në ngjyrë blu e “Titanic”.
Për të gjithë ata që nuk mund ta kujtojnë, kjo varëse quhet zemra e shenjtë e oqeanit dhe është pjesë e filmit të njohur. Në “Titanic” Cal i dhuron të fejuarës së tij Rose këtë varëse që cilësohet si një nga detajet më të rëndësishme të filmit. Pavarësisht se nga realizimi i filmit kanë kaluar shumë vite, Celine provoi se varësja vazhdon të mbetet një trend. Kujtojmë se Celine Dion u bë pjesë e filmit “Titanic” me këngën ikonike “My heart will go on”. /revistawho.com