Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Emra të njohur, 158 kamera dhe kryeplaku, Eduart Grishaj zbulon detaje nga Ferma VIP 3! 26/03/2026
Një emër, një datë, një histori: Sofia Richie zgjeron familjen me një djalë! 26/03/2026
Të dielën ndryshon ora, më shumë dritë, më pak gjumë, një ritëm i ri! 26/03/2026
Rikthimi i Kristit në Big Brother Vip Albania që trazoi lojën, por jo siç mendon publiku! 26/03/2026
Pas Can Yaman, edhe Hande Erçel në fokus të hetimeve për drogë! 25/03/2026
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking News

Emra të njohur, 158 kamera dhe kryeplaku, Eduart Grishaj zbulon detaje nga Ferma VIP 3!

26/03/2026
në Breaking News
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka një arsye pse Arbana dhe Eduarti zihen, por nuk është ajo që po mendoni!

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit të shumëpritur “Ferma VIP”, që këtë sezon të tretë vjen nën drejtimin e Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar edhe nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”.





Regjisori zbuloi se këtë sezon përzgjedhja e konkurrentëve do të dominohet nga fusha e artit:

“Janë emra shumë të mirë që publiku i njeh, por nuk i ka parë kurrë në dimensionin e vëzhgimit 24 orë.”


Ai shtoi gjithashtu:

“99% e tyre hyjnë për herë të parë në një reality show”.

Një nga ndryshimet më të mëdha vjen edhe në konceptimin e ambientit:

“Shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por me një fshat modern në Teksas apo Los Anxhelos,” tha Grishaj, ndërsa shtoi se

“pellgu i rosave është zëvendësuar me një pishinë të madhe luksoze”.

Sa i përket përmbajtjes dhe sfidave të spektaklit, ai u shpreh:

“Filozofia e fermës do të jetë një miks: nga mbiellja e tokës dhe punët e stallës, deri te sfidat fizike. Ka konkurrentë shumë të fortë dhe të palestruar, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve.”

Teknologjia është një tjetër element kyç këtë sezon:

“Janë kamerat e fundit që përdoren edhe në finalet e botërorit. Me to mund të xhirohet edhe Champions League,” deklaroi ai, duke shtuar se

“kam dashur të fus një frymë kinematografike në program”.

Për opinionistët, Grishaj zbuloi:

“Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.”

Ndërsa për rolin drejtues:

“Kryeplakja do të jetë Arbana nga studioja.”

Sa i përket përmasave të produksionit, ai tha:

“Sezoni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë,” ndërsa në natën e parë

“do të hyjnë rreth 24 fermerë”.

Sfida më e madhe për të si regjisor mbetet:

“Realizimi i çdo detaji në kohë rekord,” ndërsa shtoi edhe për prapaskenat:

“Mbrëmë kemi qenë deri në orën 3 të mëngjesit në studio.”

Për natën e parë, pritshmëritë janë të larta:

“Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time. Do të kemi katër regji në koordinim,” tha ai, duke shtuar me humor:

“Shpresojmë që edhe koha të na favorizojë… urojmë që në orën 9:00 të ketë një pauzë sa të fusim banorët brenda.”

Në përmbyllje, Grishaj theksoi:

“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” duke shtuar se ky edicion

“nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”.

Ai nënvizoi se çdo element është çuar në një nivel tjetër:

“Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën si “autostradë” që nga fillimi, duke më lejuar të jap maksimumin.”

NGA KATEGORITE E TJERA

Një emër, një datë, një histori: Sofia Richie zgjeron familjen me një djalë!
Breaking News

Një emër, një datë, një histori: Sofia Richie zgjeron familjen me një djalë!

26/03/2026
Të dielën ndryshon ora, më shumë dritë, më pak gjumë, një ritëm i ri!
Breaking News

Të dielën ndryshon ora, më shumë dritë, më pak gjumë, një ritëm i ri!

26/03/2026
Rikthimi i Kristit në Big Brother Vip Albania që trazoi lojën, por jo siç mendon publiku!
Breaking News

Rikthimi i Kristit në Big Brother Vip Albania që trazoi lojën, por jo siç mendon publiku!

26/03/2026
Pas Can Yaman, edhe Hande Erçel në fokus të hetimeve për drogë!
Breaking News

Pas Can Yaman, edhe Hande Erçel në fokus të hetimeve për drogë!

25/03/2026
Mesa duket Lewis Hamilton do të hyjë në familjen Kardashian më shpejt sesa e mendonim!
Breaking News

Mesa duket Lewis Hamilton do të hyjë në familjen Kardashian më shpejt sesa e mendonim!

25/03/2026
Kur luksi bëhet provokim, “nusja” e Balenciaga që tronditi modën!
Breaking News

Kur luksi bëhet provokim, “nusja” e Balenciaga që tronditi modën!

25/03/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera