Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë në shtator të këtij viti. Erdhi në jet Aster Hysa. Në një intervistë për “Pardon my french” në TAR, Evi ka folur për statusin e saj të ri dhe për origjinën e emrit.
“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.”, tha Evi.