Prima balerina e Teatrit të Operas dhe baletit, na ka treguar se nuk është vetëm një balerinë e shkëlqyer por edhe një këngëtare e talentuar.
Ajo ka qenë konkurrente e edicionit të parë të spektaklit “C’est la vie”, që asokohe drejtohej nga gazetari, Enkel Demi.
Por mesa duket Enada është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa foto nga koha kur garonte në ‘C’est la vie’.

Gjatë spektaklit Enada u cilësua për vlera të veçanta vokale, duke arritur deri në finale të këtij kompeticioni. Asokohe në juri ishte edhe profesori i saj i zemrës, koreografi i ndjerë, Agron Aliaj.
’C’est la vie’ ka nisur edicionin e tij të dytë në Klan dhe moderatore e tij është, Marina Vjollca./revistawho.com







