Këngëtarja e njohur, Enca, feston sot ditën e lindjes. Ajo është surprizuar në mesnatë me një tortë nga njerëzit e dashur, ku duken edhe qirinjtë, të cilët zbulojnë se Enca mbush 24-vjeç. Pērveç surprizës që ka marrë, Enca ka gëzuar fansat, duke treguar se shumë shpejt do të publikojë këngën më të re, e cila titullohet “Mwah”. Në videon e publikuar dëgjohet pak nga kënga, e cila me siguri do të kthehet menjëherë në hit.