“A ju kam treguar që këtë vit do të publikohet albumi im i parë. Do të dashuroheni me këngën e fundit”… Ky është postimi i fundit i këngëtares Enca Haxhia, e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetin social instagram. Këngëtarja nga Tirana duket se po punon për një tjetër surprizë pas duetit të realizuar me Noizy-n, ku na kërkonte të gjithëve të përuleshim përpara saj dhe reperit… Të shohim në do t’ia dalë Enca t’i përulë të gjithë përpara vetes me krijimin e ri muzikor, që siç premton do të jetë një këngë për t’u dashuruar.