Enca publikoi para disa ditësh këngën më të re me titull “Kujt po i han”. Siç jemi mësuar tashmë këngët e saj janë shpesh ritmike dhe të bëjnë të argëtohesh, por projekti i radhës nuk do të jetë i së njëjtës linjë. Të paktën këtë na la të kuptojmë këngëtarja me një postim të bërë disa minuta më parë. “Koha për një baladë të re?”,-ka shkruar ajo, duke kërkuar në një farë mënyre aprovimin e ndjekësve.
Duke marrë parasysh vokalin e mirë të Encës ky projekt i ri me siguri do kthehet në sukses./revistawho.com