Kur vjen puna tek lëndimi i ndjenjave, Enca nuk di të falë. Kështu lë të kuptohet postimi i saj. “Nëse del nga zemra ime, nuk kthehet më mbrapsht”, -shkruan Enca në foton e postuar në Insta Story. Këngëtarja ka vendosur të përqëndrohet tek muzika pasi në postimin e radhës ajo shkruan se ka shumë këngë të reja për të publikuar. Kujtojmë se kënga e fundit “Love on my body” u prit shumë mirë nga publiku dhe ka arritur 4 milion klikime në Youtube./revistawho.com